Një grua humbi jeten dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një ngjarje të rëndë mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë.

 

Burime për Vizion Plus bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një lokali në zonën e Don Boskos, pranë një xhamie.

 

Dyshohet se në lokal është qëlluar me armë automatike.

 

Nga të dhënat e para mësohet se ka humbur jeten një grua rreth 50-vjeç që punonte si banakiere në lokal.

 

Po ashtu janë plagosur disa persona, mes të cileve dhe një fëmije.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re