Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur në fshatin Çerem të Tropojës, ku në bazë të infiormacioneve paraprake raportohet për një të vdekur.

Bëhet me dije se viktimë ka mbetur shtetasi 49-vjeçar Isat Goçaj, ndërsa autori i krimit është shtetasi Aktin Ismajlisufi, i cili është shpallur në kërkim.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërkohë që policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje. Po vijon puna nga ana e uniformave blu për arrestimin e autorit të krimit.

Njoftimi i plotë i policisë: Tropojë

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re