Një sasi e dyshuar si tritol është vendosur pranë një automjeti në Vlorë.

 

Bëhet me dije se ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia në zonën e Centrales.

 

 

“Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.