Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 1 232 numrin total të të prekurve që nga marsi në vend.

Siç bën me dije Instituti i Shëndetit Publik, 10 raste janë në Tiranë, 3 në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës dhe 2 në Tropojë.

Kështu, Tropoja është rifutur në hartën Covid.

Mësohet se i infektuar është edhe një personal shëndetësor, i cili më parë ishte shëruar nga koronavirusi.

Raste të reja

10 në Tiranë
3 në Shkodër
3 në Krujë
2 në Durrës
2 në Tropojë

STATISTIKA

Testime totale 18097
Testime molekulare 16062
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1232
Raste të shëruara 925
Raste Aktive 273

Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 187
Krujë 23
Shkodër 17
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re