Filmi serik dokumentar fitues i çmimeve i TRT World “Off the Grid”, do të shfaqet para audiencës me episodin e titulluar “Gratë e Burgosura të Sirisë: Tortura e Mbijetuar”.

Sipas deklaratës së bërë nga TRT, thuhet se platforma ndërkombëtare e lajmeve e Turqisë, TRT World, vazhdon të shfaq historitë e njerëzve të shtypur në kushte të vështira jetese në mbarë botën.

Filmi serik dokumentar fitues i çmimeve “Off the Grid”, mori në qendër të vëmendjes torturën dhe dramën që ndodh në burgjet siriane.

Në dokumentarin e titulluar “Gratë e Burgosura të Sirisë: Tortura e Mbijetuar” përgatitur enkas për 10 vjetorin e luftës së brendshme në Siri, përpunohet historia e çlirimit të grave të torturuar ne burgjet e Bashar Al-Assadit dhe jeta e re e këtyre grave.

Duke folur për TRT World, deklaratat e grave zbulojnë se si lufta ka errësuar miliona jetë.

Dokumentari do të shfaqet në TRT World më 5 maj të mërkurën në ora 15.30.

“Sjellim vuajtjet e njerëzve sirianë në ekrane”

Drejtori i Lajmeve i TRT World, Erman Yüksel, duke theksuar se TRT World ka bartur vuajtjet e popullit sirian në ekrane për shumë vite, në përputhje me kuptimin që vendos njeriun në qendër të lajmeve, tha se “Me këtë dokumentar që e kemi bërë me rastin e 10-vjetorit të dramës së madhe në Siri, hedhim dritë mbi historinë plotë tortura dhe persekutime të grave të vendit si dhe luftën e tyre për të mbijetuar”.

“Në një qeli prej 9 metra katrorësh qëndronim 32 persona”

Një nga gratë e torturuara në burgjet e Sirisë, Lola Agha, tha se ajo që ka përjetuar dhe dëshmuar ishte e ngjashme me një film horror.

Ajo tregon se në burg është detyruar të qëndrojë në majë të këmbëve duke u lidhur në mur nga nyjet. “Në një qeli prej 9 metra katrorësh qëndronim 32 persona. Vetëm 3 herë në ditë në kohë të caktuar na lejohej të shkojmë në nevojtore. Shumicën e rasteve detyroheshim që nevojën për tualet ta kryenim në qeli”, u shpreh ajo.

Lola më tej tregon se për të krijuar një jetë të re ka vendosur që me fëmijët e saj të shkojë në Turqi, duke treguar se fëmijët e saj janë bërë shumë të lumtur kur kanë parë drita në anën e Turqisë.