Qysh natën që kryeministri kanadez Justin Trudeau vuri këmbën në zyrë, në vitin 2015, tha se votuesit kishin zgjedhur një qeveri që beson thellësisht në diversitet.

Për katër vite qeverisje, ai ngriti standarde globale për përfshirje, duke e bërë personalitetin e tij politik dhe publik më të famshëm se kurrë.

Ai miratoi një qeveri me shumicë gra, ministra nga të gjitha besimet, pranoi më shumë se 25,000 refugjatë nga Siria dhe shkoi në aeroport për t’i pritur familjet e para, duke u dhënë fëmijëve rroba e pallto dimri.

Por tani, shfaqja e disa fotografive që datojnë vite apo dekada më parë, ku Trudeau shihet i maskuar si njeri me ngjyrë, kanë luhatur fort kandidaturën e tij për rizgjedhje.

“Ky është një zjarr i egër,” tha Darrell Bricker, shefi i fushatës së Trudeau. Ajo është fotografi, dhe nuk ke pse ta shpjegosh. Të gjithë e dinë se çfarë është.

Por media nuk u mjaftua me keq. Së fundmi u zbuluan edhe disa video ku ai shihet duke bërë veprime të pakëndshme që indikojnë racizmin.

Partia Liberale e Trudeau është duke garuar ngushtë me Partinë Konservatore të Andrju Scheer përpara votimit të 21 tetorit. Zgjedhjet federale në Kanada shpesh fitohen ose humbasin në varësi të elektorateve periferike të Torontos dhe Vancouver-it.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re