Kanadaja kërkon nisjen e hetimeve të pavarura në lidhje me plagosjen e Tarek Loubani, mjekut kanadez me origjinë palestineze, gjatë protestave në kufirin e Gazës.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka konfirmuar se në mesin e 19 punonjësve mjekësorë të plagosur, të cilët ndihmonin civilët gjatë demonstratave, është edhe mjeku kanadez Loubani.
Forcat izraelite në kufirin e Gazës kanë vrarë 62 palestinezë të cilët protestuan kundër vendimit për zhvendosjen e Ambasadës Amerikane nga Tel Avivi në Kuds dhe gjatë shënimit të “Nakba”-s” (Fatkeqësia e Madhe).
“Kanadaja është thellësisht e shqetësuar në lidhje me dhunën e cila çoi në vdekjen dhe plagosjen e njerëzve të pafajshëm në Rripin e Gazës. Çuditërisht, kemi marrë informacionin se në mesin e të plagosurve është edhe një shtetas kanadez, Dr. Tarek Loubani, civilë, përfaqësues të mediave, ekipe të emergjencës dhe fëmijë”, tha Trudeau.
Siç tha ai, ata po bëjnë gjithçka që është në mundësitë e tyre për të ndihmuar Loubanin dhe familjen e tij.
“Për shkak të kësaj ngjarjeje, jemi duke biseduar me zyrtarët izraelitë. Është e papranueshme përdorimi i tepruar i forcës dhe municioneve të vërteta”, ka thënë kryeministri kanadez, duke shtuar se kërkojnë menjëherë fillimin e hetimit të pavarur në lidhje me rastin.
Loubani punon si mjek në Londër në zonën Ontario. Ai nisi një fushatë për të ndihmuar palestinezët në Gaza. Për një kohë të gjatë ai me organizatat humanitare ofron shërbime shëndetësore për popullin palestinez në Gaza.
Ushtarët izraelitë e plagosën atë në këmbë. Në kohën e plagosjes ai kishte veshur uniformën mjekësore. Ai u qëllua duke dhënë ndihmën e parë për palestinezët e plagosur gjatë demonstratave, shkruan aa. Forcat izraelite në kufirin e Gazës kanë vrarë 62 palestinezë të cilët protestuan kundër vendimit për zhvendosjen e Ambasadës Amerikane nga Tel Avivi në Kuds dhe njëkohësisht duke shënuar “Nakba”-n”. Në protesta janë plagosur 3.188 palestinezë./.