Në mungesë të dekretimit nga presidenti Meta, kryeministri Rama e ka zgidhur me një truk institucional emërimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme: e ka emëruar zv/ministër në këtë dikaster – gjë e pritshme kjo – pasi nuk ka nevojë që ta kalojë emrin e tij nga Meta si detyrim kushtetues. Nëse mosdekretimi ishte i pari precedent në 25 vite tranzicion, kjo zgjidhje e Ramës nuk është i tillë.

Kabineti Nano në 2005, u qeverisë për një fare kohe prej zv/ministrash.

Me vendimin për ta emëruar Lleshin si nr.2 të Rendit, Rama përcjell dhe mesazhin se nuk heq dorë nga përzgjedhja e gjeneralit mirditor për të qenë pasues i Xhafajt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re