Presidenti Donald Trump ka shfaqur pakënaqësi në lidhje me kondicionerët në Shtëpinë e Bardhë, ku dhe në këtë rast ia ka lënë fajin paraardhësit të tij Barak Obama.

Për shkak të kësaj, Trump do të kalojë ca ditë gushti në banesën e tij në Nju Xhersi, por thotë se gjithsesi ai do të qëndrojë më tepër në Shtëpinë e Bardhë, thonë agjencitë.

“Administrata e Obamës bëri një sistem kondicionimi krejtësisht të ri në krahun perëndimor, duke zëvëndësuar një që ishte më i mirë. Tani me këtë sistem, ose është shumë e ftohtë ose shumë nxehtë”, u ankua Trump.

Presidenti amerikan shtoi se do t’i jepej një kohë pushimi nga Shtëpia e Bardhë për t’i dhënë atij kohë për punë të pashqetësuar, në këtë rast, nga temperatura e pavolitshme.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë këto ditë rekorde temperaturash të larta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re