Presidenti i SHBA Donald Trump ka
akuzuar demokratët se janë përgjegjës për vdekjen e dy fëmijëve emigrantë në
kufi.
“Vdekja e fëmijëve apo të tjera në kufi, janë rreptësisht
faji i demokratëve dhe i politikës së tyre patetike të emigracionit që i lejon
njerëzit të marrin një rrugë të gjatë që të mund të hyjnë në vendin tonë në
mënyrë të paligjshme. Nëse do të kishte një mur nuk do ta provonin!”, Ai ka shkruar Trump në Tëitter.
Ai shtoi se të dy fëmijët, të cilët
vdiqën në kufi, ishin të sëmurë para se të dorëzoheshin patrullës kufitare dhe
se prindi i një prej tyre tha se ai nuk kishte pirë ujë prej ditësh.
Fjala është përdy fëmijë nga Guatemala,
të cilët ishin pjesë e varganit të gjatë të emigrantëve që udhëtuan nga Amerika
Qendrore drejt kufirit Meksikë – SHBA.
Tramp ka kërcënuar për të mbyllur
kufirin me Meksikën në qoftë se demokratët në Kongres nuk bien dakord për të
financuar ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
Bllokada demokrate në Kongres ka çuar
në pezullimin e përkohshëm të administratës amerikane, ku me mijra nëpunës kanë
mbetur pa paga.
