Presidenti Trump njoftoi në Twitter se anuloi udhëtimin për në
Forumin Ekonomik Botëror në Davos për shkak të bllokadës së pjesshme të
qeverisë.

Ai duhet të shkonte në Zvicër më 21 janar.

Trump tha se udhëtimi u anullua për shkak të
“paqëndrueshmërisë” së demokratëve mbi sigurinë kufitare, pasi
presidenti dhe demokratët amerikanë janë në një pozitë të vështirë për të
financuar murin që Trump dëshiron të ndërtojë në kufirin me Meksikën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka dërguar
“përshëndetjet dhe një ndjesë” në forum.

Ai u tha gazetarëve më parë se dëshironte të merrte pjesë, por
bllokada nuk ia lejonte.

Ndërsa pjesëmarrja në zyrtarëve të tjerë të adminitraës
amerikane nuk është anuluar.

Por vendimi i Trump vjen dhe pas faktit se zyrtarët në Davos
miratuan një protestë nga socialistët e rinj kundër tij he pjesëmarrësve të
tjerë në forum.

E njëjta protestë nuk u miratua vitin e kaluar.

Sipas organizatorëve, protesta donte të shprehte kundërshtimin
ndaj Trump, presidentit të ri brazilian Jair Bolson dhe përfaqësuesve të tjerë
të tubimit të elitës së pasur në Davos.

Gjatë forumit nga 22 deri më 25 janar do të ketë masa të mëdha
sigurie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re