Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me arsyetimin se “qeveria është e mbyllur” ka anuluar udhëtimin e delegacionit amerikan që pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që do të zhvillohet në qytetin Davos të Zvicrës

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në lidhje me këtë çështje ka bërë të ditur se Trump ka anuluar udhëtimin e delegacionit të SHBA-ve për në Davos për shkak se qeveria federale është e mbyllur.

Ndërsa Trump javën e kaluar, në llogarinë e tij në twitter kishte shkruar se nuk do të merrte pjesë në forumin në Davos.

“Për shkak të mos marrëveshjeve me demokratët për rëndësinë e sigurisë kufitare dhe sigurinë e kombit tonë, unë me respekt do të anuloj udhëtimin tim për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Shpreh urimet dhe ndjesën më të thellë për Forumin Ekonomik Botëror” sh, shkroi Trump në postimin e tij në twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re