Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do ta vizitojë Zonën e Çmilitarizuar (DMZ) midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut gjatë vizitës së tij javën e ardhshme, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Sipas planifikimit pritej që presidenti, i cili kohët e fundit ka qënë i angazhuar në një betejë të retorikës kërcënuese me Phenianin, të vizitonte Zonën e Çmilitarizuar (DMZ)  për t’i përcjellë një mesazh Koresë së Veriut.
Ndërkohë që presidenti Trump në vend të kësaj zone do të vizitojë një garnizon të ushtrisë amerikane.
“Presidenti nuk do të vizitojë DMZ-në. Në axhendën e tij nuk ka kohë të mjaftueshme në dispozicion”, tha një zyrtar i lartë i administratës për gazetarët.
Këtë vit , DMZ-ja është vizituar nga zëvendëspresidenti Mike Pence, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe ai i Mbrojtjes James Mattis.
“Sinqerisht, mendoj se është kthyer në një klishe”, shtoi zyrtari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re