Në negociatat që
presidenti i SHBA-ve, Donald Trump zhvilloi me anëtarët e lartë demokratë të
Kongresit Amerikan lidhur me hapjen e qeverisë nuk është arritur asnjë
rezultat, transmeton KosovaPost.
Ai ka kritikuar demokratët që kundërshtojnë murin dhe financimin e një
fondi prej 5,7 miliardë dollarëve të nevojshëm për ndërtimin e tij.
Lidhur me
planifikimet për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën i cili ka shkaktuar edhe
mbylljen e qeverisë, Trump kritikoi demokratët që kundërshtojnë murin dhe
financimin e një fondi prej 5,7 miliardë dollarëve të nevojshëm për ndërtimin e
tij.
Trump pas takimit
në Kongres në Shtëpinë e Bardhë është takuar me kryetaren e Dhomës së
Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe senatorin e New York-ut, Chuck Schumer për të
negociuar në lidhje me hapjen e qeverisë e cila është e mbyllur që prej 20
ditësh.
Në një deklaratë
në Twitter në lidhje me negociatat, Trump shkroi: “Pak më parë dola nga
një takim, humbje të kohës me Chuck dhe Nancy. I pyeta nëse e hap shpejt e
shpejt qeverinë çfarë do të ndodhë brenda 30 ditëve dhe nëse do ta miratojnë
apo jo ndërtimin e murit apo barrierën prej çeliku që parashikon sigurinë
kufitare. Nancy tha ‘jo’, ndërsa unë i thashë ‘Mirupafshim‘, nuk ka rrugë
tjetër!”
Demokrati Schumer
në në deklaratë para Shtëpisë së Bardhë pas takimit vuri në dukje se Trump ka
braktisur mbledhjen për shkak se nuk ka marrë atë që dëshironte ai. “Kjo
është mizori. Kjo është një zemër e ngurtë. Ky është të përdorësh miliona
njerëz të pafajshëm si gurë shahu dhe është e gabuar”, tha Schumer.
Ndërsa Pelosi pasi
e ka cilësuar Trumpin “të bezdishshëm” ka theksuar se “(Trump) e
shkatërroi takimin. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë”.
Më tej bëhet e
ditur se pasi ka akuzuar administratën e pyjeve për zjarrin në shkaktoi një dëm
prej 3.5 miliardë dollarë në Kaliforni e cila përfaqësohet nga Pelosi, Trump
është kërcënuar me ndërprerjen e fondeve të ndihmës për këtë rajon.
“Kemi dërguar
miliarda dollarë për zjarret e pyjeve që nuk do të ndodhnin kurrë me një
administratë të rregullt të pyjeve. Përsa kohë që nuk do të rregullojnë
sjelljet e tyre kam dhënë udhëzimin që të mos dërgohen më para për Agjencinë
Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA). Është një situatë e turpshme për
jetët dhe paratë!”, ka thënë Trump.