Skip to content

Trump befason me 11 Shtatorin

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Fatkeqësisht, askush nuk e ka ndjekur hetimin e 11 shtatorit, tha ish-presidenti amerikan Donald Trump, një çështja gati “e harruar” tashmë në politikën amerikane e që Trump nuk është se i ka mëshuar ndonjëherë..

Duke i përshkruar ata që janë përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit si “maniakë” dhe duke thënë se sulmet ishin një “ngjarje e tmerrshme” për të gjithë botën, Trump tha:

“Megjithatë, mund të them se sot ka shumë njerëz të mëdhenj këtu. Do të argëtohemi dhe do të kemi shumë për të festuar. Shumë para do të shkojnë për shoqatën.”

Ai e bëri deklaratën në një turne të organizuar në një klub golfi në New Jersey, i cili u mbështet nga Arabia Saudite. Familjet e viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001 ishin kundër sponsorizimit të këtij turneu nga Arabia Saudite.

Sa i përket inteligjencës se Arabia Saudite qëndronte pas sulmeve të 11 shtatorit, Trump tha se ai i njeh shumë mirë sponsorët për një kohë të gjatë.

“Kanë qenë miq të mi prej kohësh. Këta njerëz kanë investuar në kompani amerikane, kanë përqindje të mëdha në shumë kompani amerikane dhe kjo që po bëjnë për golfin është e mrekullueshme. Fatkeqësisht, askush nuk ka shkuar deri në fund 11/9 në hetim”, tha Trump. //

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë