Darka e bamirësisë së korespondentëve të Shtëpisë së Bardhë u kthye në një parodi anti-Trump, ku shefja e shtypit e Presidentit të SHBA u vu nën goditje permanente.

Darka-banket  është një traditë e shtypit amerikan që zhvillohet prej disa dekadave; gjithmonë merr pjesë presidenti amerikan, por për të dytin vit radhazi Trump nuk shkoi.

Sanders tha se presidenti kishte inkurajuar stafin e tij për të marrë pjesë, dhe ajo tha se ishte “e rëndësishme për ne që të jemi këtu”.

Por pas durimit nga tallja e ashpër nga komedianja Michelle Wolf, ajo dukej sikur është penduar.

Shumë zyrtarë të administratës, duke përfshirë vetë presidentin, u bënë shënjestër të shakave.

Vetë Trump shkroi në Twetter se “banketi ishte shumë i mërzitshëm”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re