Skip to content

Trump “braktiset” nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, përgjegjëse për murin me Meksikën

106339995 tv053366491

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare Kirsten Nielsen, e cila zbatoi disa nga politikat kontradiktore të kufirit të Presidentit Donald Trump, ka njoftuar dorëheqjen.

Zonja Nielsen e quajti “një nder të jetës” kohën sa ka punuar si Sekretare.

Presidenti Trump njoftoi se ajo do të zëvendësohet përkohësisht nga Komisioneri i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve, Kevin McAleenan.

Zonja Nielsen ishte përgjegjëse për zbatimin e murit kufitar të propozuar dhe ndarjen e familjeve migrante.

Ajo nuk dha asnjë arsye për largim në letrën e saj të dorëheqjes, megjithëse ajo tha se kjo ishte “koha e duhur për t’u tërhequr” dhe tha se SHBA është më e sigurtë tani sesa kur e kishte marrë detyrën.

Njoftimi i saj saj vjen disa ditë pasi presidenti vizitoi kufirin jugor.

Trump kohët e fundit ka kërcënuar se do të mbyllë kalimin, por më pas premtoi t’i japë Meksikës një vit afat për të ndaluar drogën dhe emigrantët që kalojnë në SHBA.