Ministria e financave të Kinës ka njoftuar një tarifë shtesë prej 84% për të gjitha mallrat e importuara nga SHBA, nga 34% që kishte paralajmëruar më parë, si përgjigje ndaj tarifave të vendosura nga Donald Trump.

Më herët, Pekini kishte përdorur një gjuhë të fortë kundër veprimeve të Presidentit Trump, në lidhje me marrëdhëniet tregtare dypalëshe, duke i quajtur lëvizjet e tij “kërcënuese dhe shtrënguese” dhe “gabim pas gabimi”.

Ministria thotë se këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi nga mesditën e 10 prillit.

 

“Nëse SHBA vërtet dëshiron ta zgjidhë problemin përmes dialogut dhe negociatave, duhet të demonstrojë një qëndrim barazie, respekti dhe përfitimi reciprok ,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian në një konferencë për shtyp.

Lin tha se nëse SHBA këmbëngul për të zhvilluar një luftë tarifore dhe tregtare, “Kina do të luftojë patjetër deri në fund”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko