Presidenti Trump tha të enjten se ishte gjithçka ishte gati për takimin e pritshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që do të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Ai, duke përshëndetur kryeministrin japonez Shinzo Abe në Shtëpinë e Bardhë, u tha gazetarëve se të dy do të diskutonin gjithashtu çështjen e Koresë së Veriut dhe të tregtisë, raportoi Reuters.

Trump shtoi se takimi i tij me Kim, i cili u anullua për ca ditë për t’u riaktivizuar, tani është gati.

Ndërsa Abe tha se shpresonte që takimi i shumëpritur Trump – Kim do të përfaqësonte një moment vendimtar transformimi për Azinë Verilindore, raporton Reuters.

Trump dhe Kim do të takohen më 12 qershor në hotelin Capella në Sentosa Island në Singapor, tha të mërkurën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re