Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të mbajë lart stekën e deklaratave publike kur vjen puna te çështjet ushtarake. Konkretisht, pas një takimi me krerët e ushtrisë amerikane, Trump pozoi në një foto të përbashkët duke përcjellë edhe një mesazh:
“E dini se çfarë do përfaqëson kjo? Ndoshta është qetësia para stuhisë. Çfarë stuhie? Do ta merrni vesh”, deklaroi Trump. “Reuters” shkruan se Shtëpia e Bardhë nuk ka sqaruar se për çfarë e ka fjalën presidenti kur flet për stuhi dhe qetësi në krah të liderëve ushtarakë. Lidhur me Korenë e Veriut që është vendi me të cilin SHBA ka më shumë probleme Trump ka deklaruar se qëllimi kryesor është denuklearizimi. Po kështu presidenti amerikan ka kërkuar nga drejtuesit ushtarakë që të ofrojnë sa më shpejt të jetë e mundur opsione ushtarake që mund të jenë të nevojshme në raste të caktuara.
“Pres që ju të tejkaloni burokracinë e qeverisë”, u është drejtuar ai krerëve ushtarakë.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re