Një gjykatës federal ka urdhëruar ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe avokatët e tij të paguajnë më shumë se 930,000 dollarë dëmshpërblim për një padi të pabazë kundër ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton, me pretendimin për abuzim me sistemin ligjor.

Gjykatësi John Middlebrooks, i cili hodhi poshtë padinë e Trump në shtator, tha se dëmet ishin të justifikuara sepse ish-presidenti republikan kishte treguar një model të abuzimit me gjykatat për të çuar përpara axhendën e tij politike.

“Ky rast nuk duhet të ishte nisur kurrë. Që në fillim, pamjaftueshmëria e pretendimeve të tij ligjore ishte e dukshme. Asnjë avokat i arsyeshëm nuk do ta drejtonte atë. Asnjë nga pikat e ankesës së ndryshuar nuk përmbante një pretendim ligjor legjitim, por ishin të destinuara për një qëllim politik,” shkroi Middlebrooks në vendimin prej 45 faqesh.

Çështja u pushua në shtator

Trump paditi Clinton-in, sfiduesen demokrate presidenciale të vitit 2016, duke pretenduar se ajo dhe demokratë të tjerë kërkuan të manipulonin zgjedhjet duke akuzuar rrejshëm fushatën e tij për lidhje me Rusinë.

Middlebrooks, i cili u emërua në gjyqtar në vitin 1997 nga ish-presidenti Bill Clinton, bashkëshorti i Hillary-t, e hodhi poshtë çështjen në shtator, duke e quajtur padinë “një manifestim politik prej dyqind faqesh që detajon ankesat e tij kundër atyre që e kundërshtuan atë”.

Trump dha dorëheqjen nga presidenca në vitin 2020 pasi u mund nga demokrati Joe Biden, pas së cilës ai bëri akuza për mashtrime zgjedhore.

Miliarderi ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re