Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, sot kanë biseduar në telefon për Sirinë, Iranin, Korenë e Veriut dhe Ukrainën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Biseda e sotme vjen një ditë pas takimit të presidentit Putin me atë sirian, Bashar Assad.
Putin e priti Assadin në një vendpushim në Detin e Zi, në prag të samitit që zhvillohet këtë javë, me pjesëmarrjen e Rusisë, Turqisë dhe Iranit./KP/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re