Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në Japoni, pasi u kishte thënë gazetarëve në “Air Force One”, se ai pret që të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Trump ka thënë se ai pret që të takohet me Putinin gjatë turneut të tij 12 ditorë në Azi, që do të përfshijë vizitat në Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine.
“Pritet që të takohem me Putin”, ka thënë Trump për gazetarët.
“Duam ndihmën e Putinit në Korenë e Veriut dhe do të takohemi me shumë liderë të tjerë”, ka shtuar Trump.
Kriza bërthamore e Koresë së Veriut pritet të jetë tema kryesore në bisedimet e liderëve, gjatë vizitës së Trumpit në Azi, që do të fillojë me vizitën në Japoni, me kryeministrin Shinzo Abe./ln/
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re