Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhanë mesazhin se do të vazhdojë bashkëpunimi deri në pastrimin e Sirisë nga organizata terroriste ISIS.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, që gjenden në Vietnam në kuadër të Samitit të Forumit Ekonomik të Azi-Paqësorit publikuan një marrëveshje të përbashkët në lidhje me krizën e Sirisë.
Në deklaratën e përbashkët të përcjellë nga agjencia ruse e lajmeve, dy liderët dhanë mesazhin se do të vazhdojë bashkëpunimi deri në pastrimin e Sirisë nga organizata terroriste ISIS.
Në deklaratë u bë e ditur se do të respektohet sovraniteti i Sirisë, liria dhe tërësia e saj territoriale.
Duke theksuar se zgjidhja e problemit nuk është ushtarake dhe iu bë thirrje të gjitha palëve në krizë që të luajnë një rol aktiv në procesin e Gjenevës.
Gjithashtu u vendos që të mbahen hapur të gjitha kanalet e komunikimit me qëllim të evitimit të aksidenteve që mund të përjetohen në lindjen e Mesme. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re