Skip to content

Trump e quan sulmin ndaj grataçeles në Nju Jork një “sulm të pakuptimtë nga një i çmendur”.

trump nea yorki

Katër persona u vranë në një sulm të armatosur

Donald Trump dënoi sulmin e përgjakshëm dhe “të pakuptimtë” nga një person i armatosur “i çmendur” i cili vrau katër persona në një grataçel në New York City përpara se të kryente vetëvrasje.

“U informova për sulmin tragjik në Manhattan, një zonë që e njoh dhe e dua”, tha ai në një postim në platformën Truth Social. “Kam besim se forcat e rendit do të hedhin dritë mbi motivet që e shtynë këtë të çmendur të kryente një akt kaq të pakuptimtë dhe të dhunshëm”, shtoi ai.

Tre burra, përfshirë një oficer policie, dhe një grua u vranë të hënën në mbrëmje nga një person i armatosur që sulmoi grataçelën . Një person tjetër u plagos dhe është në gjendje kritike.

Shane Tamura, 27 vjeç, i cili më vonë vrau veten, besohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai jetonte në Las Vegas dhe udhëtoi me makinë për në New York. Grataçela është shtëpia e NFL-së, dhe kryetari i bashkisë së New York City, Eric Adams, tha se Tamura la një shënim duke fajësuar federatën sportive për dëmtimin traumatik të trurit (CTE) që ai besonte se kishte pësuar. “Ai kishte një shënim me vete”, tha Adams për CBS Mornings. “Në shënim, ai deklaroi se besonte se kishte CTE, një gjendje e njohur mirë për kontaktin e atletëve. Duket se ai po fajësonte NFL-në për dëmtimin e tij”, shpjegoi ai.

Përshtati në Shqip S