Skip to content

Trump emëron zëvëndësin e Pompeos si ambasador në Rusi, ja kleçka e tij

w 54849718

Presidenti Trump ka njoftuar se ka propozuarzv/Sekretarin e Shtetit John Sullivan si ambasador në Rusi.

Ai do të zëvendësojë John Huntsman, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në gusht.

Sullivan ka mbajtur poste të larta në Ministrinë e Drejtësisë, Mbrojtjes dhe Tregtisë gjatë administratave të George W. Bush.

Ish-ambasadorja amerikan në Ukrainë, Mary Jovanovich përmendi Sullivan në Kongresin amerikan të premten, si pjesë e një hetimi nga deputetët demokratë kundër Trump për tërheqjen e tij.

Jovanovich tha se Sullivan ishte ai që i tha asaj se mandati i ambasadores në Ukrainë ishte shkurtuar, dhe shtoi se më pas i tha se Trump kishte bërë presion në Departamentin e Shtetit që nga vera 2018 për ta tërhequr atë nga Ukraina.

Ajo u largua nga Ukraina në maj.