Presidenti Donald Trump ka shprehur pezmin e tij që autoritetet gjyqësore turke lanë në burg pritin amerikan Andrew Brunson, arrestua kohë më parë në Turqi me akuzat për rol në mbështetje ndaj grushtit të shtetit, si implikuar me lëvizjen Gylen. Kleriku i krishterë nga SHBA jetonte prej kohësh në Turqi.

Sipas asaj çfarë shkruan Trump, autoritetet turke po gabojnë rëndë me lënien në burg të priftit, që sipas tij nuk ka bërë asnjë gabim. Trump i kërkon Erdoganit që të ndërhyjë që ai të kthehet në shtëpi, te gruaja e familja që e pret.

Këtë gjë, presidenti amerikan ia ka kërkuar homologut të tij turk disa herë.

Por nga ana tjetër, Erdogan ka kritikuar kërkesën amerikane për lirimin e Brunson në një kohë ku Shtetet e Bashkuara po refuzojnë të ekstradojnë në Turqi klerikun tjetër, Fethullah Gylen, të cilin autoritetet në Ankara janë konsideruar përgjegjës për organizimin e grushtit të shtetit dështuar të vitit 2016.

Gjatë një fjalimi në vitin 2017, presidenti turk tha: “Shtetet e Bashkuara na kërkojnë t’i dorëzojmë priftin Brunson. Ata gjithashtu kanë një klerik që po e kërkojmë dhe u them amerikanëve: ‘Na jepni ta gjykojmë’”.

Por një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë në deklatat e mëparshme ka mohuar mundësinë e shkëmbimit të Gylenit për Brunson.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re