Donald Trump ka përshëndetur tre pengje amerikane pasi avioni i tyre nga Koreja e Veriut preku në një baze ajrore jashtë Washington DC.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, hipën në aeroplan për t’i përshendetur tre të burgosurit e Koresë së Veriut të liruar.

“Ne duam ta falënderojmë Kim Jong-un”, ka thënë Trump, shkruan ‘Independent’, transmeton Indeksonline.

Donald dhe Melania Trump hipën në aeroplan për të përshëndetur tre të burgosurit e Koresë së Veriut të liruar.

Lirimi u sigurua si pjesë e bisedimeve të vazhdueshme diplomatike midis administratës Trump dhe Kim Jong-un, e cila do të kulmonte në një samit historik brenda muajit të ardhshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re