Presidenti Trump iu është kthyer mesazheve frenetike në Twitter, ku për herë të parë ka falanderuar veten. Nën atmosferën e festës së “Falenderimeve”, Trump vlerësoi uljen e çmimit të karburanteve, duke duke bërë një autofalenderim.

“Është diçka kaq e madhe që çmimet e karburantit po bien (falenderoj Presidentin T). Shtoji kësaj, një ulje të madhe të taksave. Tjetër lajm i mirë ekonomik, inflacioni ka rënë”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan i dedikoi një mesazh valës së emigrantëve që po vijnë nga territori meksikan drejt kufirit me SHBA, me synim për të hyrë. Trump shkroi se “do të ishte diçka shumë e zgjuar që Meksika ta ndalojë karvanin e gjatë para se të arrij në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara”.

“Demokratët e kanë krijuar këtë problem, nuk ka kalim”, shkroi Trump.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re