Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si deklaratë “shumë të pasaktë dhe fyese” atë të liderit francez Emmanuel Macron në lidhje me “vdekjen e trurit” të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).

Përpara samitit të NATO-s në Londër, Trump u tha gazetarëve se askush nuk kishte nevojë për NATO-n më shumë se Franca, duke kritikuar ashpër deklaratat e mëparshme të homologut francez për Aleancën.

“Dhe Turqia i ka thënë Macron se ai ka pësuar një vdekje në tru,” kujtoi Trump, duke shtuar se ai gjithashtu nuk dëshiron që Franca të taksojë kompanitë amerikane.

“Nëse dikush duhet të taksojë kompanitë amerikane, është SHBA e jo Franca.”

Administrata Trump më parë ka propozuar tarifa deri në 2.4 miliardë dollarë për produktet franceze, duke përfshirë djathin, çantat dhe verën, në përgjigje të taksës franceze për gjigantët e teknologjisë amerikane, përfshirë Google, Amazon dhe Facebook.

Trump gjithashtu preku marrëdhëniet me Turqinë, duke vënë në dukje se Ankaraja zyrtare duhej të trokiste në një derë tjetër qëkur administrata e saj amerikane refuzoi të shesë raketa Patriot.

“Turqia ka blerë miliarda avionë luftarakë F-35. Nëse SHBA refuzon shpërndarjen, Turqia do të kërkojë mundësi të tjera”, tha ai.

Sipas tij, mbështetja e Turqisë në një operacion në të cilin u vra lideri i ISIL-it Abu Bakr al-Bagdadi, ishte “shumë i dobishëm”.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Turqinë. Ne kemi qëndruar mjaft në kufirin e tyre. Ne jemi tërhequr tani. Ata po bëjnë një punë të mirë”,  shtoi Trump.

Ai tha se e donte Turqinë, një “anëtar të mirë të NATO-s” dhe se ai pati një takim të këndshëm me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re