Në prag të takimit të nivelit të lartë të NATO-s, mësohet se presidenti Trump u ka dërguar një letër “kërcënuese” shteteve aleate, duke u kërkuar që të ri-angazhohen për shpenzimet e mbrojtjes.

Përndryshe, paralajmëron Trump, SHBA do rishohin të qenit në Aleancë, një zhvillim ky tronditës për bllokun Veriatlantik.

Por aleatët europianë nuk e pranojnë kritikën e Trump për mosshpenzimin e mjaftueshëm për mbrojtjen. Në qendër të kritikave të kreut të Shtëpisë së Bardhë ka qenë Norvegjia, vend-kufi me Rusinë, e cila ka reaguar e para dhe fort

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Frank Bakke-Jensen i tha AP se Norvegjia qëndron me vendimin e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Ai tha se pret që takimi i NATO-s në korrik t’i japë Norvegjisë një “angazhim të fortë”, duke e quajtur atë “sytë dhe veshët” e Aleancës së Atlantikut të Veriut në veri.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re