Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë edhe një veprim nga ata që tashmë e karakterizojnë.

Ka shkruar në rrjetet sociale duke përdorur një gjuhë që nuk i përket një presidenti të një shteti, aq më pak për një shtet si Amerika.

Në Twitter, Trump pretendon që ish-zëvendëspresidenti Joe Biden e ka kërcënuar dhe ka thënë që po të përballeshin mes vete, ai do të fitonte.

“I çmenduri Joe Biden po bëhet sikur është i fortë. Në fakt, ai është i dobët – fizikisht dhe mentalisht, por ai sërish më kërcënon për herë të dytë me sulm fizik.

Ai nuk më njeh, por ai do të rrëzohej në tokë shpejt dhe fort duke qarë. Mos i kërcëno njerëzit, Joe”, ka shkruar Presidenti amerikan në faqen e tij zyrtare.

Kjo është vetëm një prej shpërthimeve të pakontrolluara të Trumpit në rrjetet sociale dhe në paraqitjet publike në përgjithësi, ku ai nuk ngurron të thotë atë që mendon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re