Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh i bindur sot se marrëveshja do të arrihet me Kinën, sepse sipas tij vetëm kështu do të evitohet një konflikt tregtar.

“Kina do të heqë barrierat doganore sepse është ajo që duhet të bëhet. Taksat do të bëhen reciproke dhe një marrëveshje do të gjendet mbi pronën intelektuale”, shkruan Trump në “Twitter”.

Trump u shpreh se pavarësisht ç’mund të sjellë konflikti tregtar, miqësia e tij me presidentin Xi nuk do të lëkundet.

“Presidenti Xi dhe unë, do të mbetemi miq, çfarëdo që të ndodhë në lidhje me konfliktin tregtar”, garantoi Trump, pas një muaji kërcënimesh mes dy fuqive kryesore ekonomike botërore, raporton atsh.

Më 8 mars, presidenti amerikan kishte vendosur të vendosë taksa mbi importet e çelikut dhe aluminit, para se të kërkonte më vonë taksa që shënjestronin specifikisht importet kineze, si përgjigje ndaj vjedhjes së pronës intelektuale që akuzohet Pekini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re