Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të hapur për udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në një fjalim në parlamentin e Koresë së Jugut.
“Mos na nënvlerësoni, mos na besoni,” tha shefi i Shtëpisë së Bardhë duke kritikuar gjithashtu “fantazinë e errët” të jetës në Veri.
Trump iu drejtua personalisht zotit Kim duke i thënë se “armët që ka prodhuar nuk do ta bëjnë më të sigurt as ate as vendin e tij.” Ai gjithashtu u kërkoi kombeve të tjera që të bashkojnë forcat për të ndalur Phenianin.
Fjalimi i zotit Trump para ligjvënësve të Koresë së Jugut u dëgjua me kujdes nga mbarë bota, edhe pse retorika e tij ishte e zymtë dhe paralajmëronte tensione të mëtejshme me Korenë e Veriut, shkruan “BBC”.
Në një veprim të papritur,  Trump zgjodhi ti adresohej drejtpërdrejt liderit të Koresë së Veriut në fjalimin e tij, duke i kërkuar të heqë dorë nga programin dhe armët bërthamore
“Armët po e vënë regjimin tuaj në rrezik të madh,” paralajmëroi zoti Trump. “Çdo hap që  hidhni, rrit rrezikun me të cilin përballeni.”
Udhëheqësi amerikan ka mbërritur tashmë në Kinë si pjesë e një turneut pesë vendesh në kontinentin aziatik.
Ai do të takohet me homologun kinez Xi Jinping për bisedimet që ka gjasa të përqendrohen në tregtinë dhe Korenë e Veriut.
Ambiciet bërthamore të Phenianit kanë qenë të parat në agjendën e zotit Trump gjatë këtij udhëtimi strategjik.syri.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re