Donald Trump ka nisur dietën në tentativën për të humbur ndonjë kilogram.

Siç e bën të ditur Rudy Giuliani në Washington Post, presidenti amerikan ka nisur të hajë hamburgerin e tij të preferuar pa bukë, ose ha vetëm gjysmën.

Mjeku i ka kërkuar Trump-it të hajë më shëndetshëm duke hequr karbohidratet.

Disa herë gjatë fushatës, Trump doli para gazetarëve duke ngrënë hamburgerin pa bukë, pra vetëm qoften. Por miliarderi nuk ka pranuar që të heqë nga dieta e tij patatet e skuqura.

Washington Post, duke analizuar këto lajme që hap Shtëpia e Bardhë me dietën e Trump e konsideron si një lojë politike për të bindur fanatikët e periferive se miliarderi ushqehet si ata me menunë popullore të fast-food-eve. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re