Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, por Shtëpia e Bardhë ende nuk ka bërë të ditur përmbajtjen.
Një këshilltar i presidentit amerikan theksoi se biseda ka zgjatur rreth 45 minuta. Asgjë nuk jepet të paktën për objektin e bisedimit, që mendohet që ka qenë jo vetëm për çështjen e Jerusalemit, por mbi të gjitha për të ardhmen në Siri, ku ende vazhdojnë luftimet.
Mbrëmë, nga një bombardim i aleatëve të SHBA ka pasur të vdekur edhe nga civilët, madje edhe fëmijë. Bombardimi ka ndodhur në fshatin Al Jerthi, ku veprojnë njësitë kurde peshmerge, aleatë të SHBA-së.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re