
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka publikuar një postim në platformën X, ku falënderon Presidentin amerikan Donald Trump për urimet e tij me rastin e 28 Nëntorit.
“Jam i nderuar të përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump për shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. Faleminderit, SHBA, dhe faleminderit @POTUS Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar të punojë me Shtetet e Bashkuara për prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar, dhe gjithmonë do të qëndrojë, pranë Shteteve të Bashkuara. Zoti e bekoftë kombet dhe popujt tanë”, shkruan kreu i shtetit.

LEXO EDHE: ‘Evropa, feja jonë kryesore’, Rama: S’i bëjmë detyrat e shtëpisë për të kënaqur BE-në, do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK



