Skip to content

Trump i veshur si Papa në rrjetet sociale të Shtëpisë së Bardhë: imazhi (kontrovers) përpara Konklavës

AA1E5WrM 1

Fotografia e krijuar me inteligjencë artificiale u publikua edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara në rrjetet e tij sociale Truth.

Vetëm një gisht. Një gisht që paralajmëron, jo një që bekon. Donald Trump nuk është Pantokratori me fytyrë të qetë i ikonave bizantine apo mozaikëve të kishave, ai nuk është Krishti që ngre dy gishtat lart. Ai ngjan më shumë me xhaxhain Samin e posterave të rekrutimit, ku në vend të vijës me pika “Të dua”, shkruan: Mjerë ti.

Një komandë. Çfarë tjetër mund të nënkuptojë ky gjest për një njeri që nuk njeh asnjë formë tjetër shprehjeje përveç asaj të imponimit? Për më tepër, shprehja e vrenjtur e Presidentit-Papë e bën kuptimin të qartë. Ai e kishte thënë tashmë verbalisht se Trump aspiron pushtetin absolut të një Papnifi të Kishës së Shenjtë Romake.

Është si një fëmijë që vishet me një diademë, një fustan të bardhë, një pelerinë dhe një kryq papnor në gjoks. Një shaka? Ndoshta do ta thotë këtë më vonë. Çfarë ka të keqe të veshësh maskën e Papës, madje edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale? A nuk është e drejtë t’u japësh një formë vizuale dëshirave të tua? Duhet ta pranojmë se Presidenti Amerikan, në megalomaninë e tij patologjike, ka një formë pafajësie që shkon përtej të gjitha rregullave, konvencioneve, sjelljeve të mira dhe elegancës së nevojshme që do të kërkonte posti që mban.

Një fëmijë, në mënyrë frojdiane, nuk njeh kufij për imagjinatën e tij; Ai është një “pervers polimorf” dhe akti i tij i përhapjes, nga faqja e tij e internetit dhe faqja zyrtare e internetit e mediave sociale presidenciale të Shtëpisë së Bardhë, e kësaj ikonë pushteti nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr e bërë realitet, edhe nëse zgjat sa një mëngjes, dhe të gjithë janë aty duke shkruar, siç po bëj edhe unë vetë, për këtë mungesë respekti në një farë mënyre blasfemie ndaj një figure kaq të ngarkuar me shenjtëri si Papa i Romës.

Çfarë duhet të bëjmë? A duhet të skandalizohemi nga një shkelje tjetër e rregullave? Trump është jashtë çdo rregulli dhe kjo lojë e portretizimit të vetes si Papa i ardhshëm jo vetëm që manifeston një formë të plotfuqishmërisë, por zbulon, pa asnjë modesti apo turp, aspiratën e tij, atë të vetëdijshme, të Komandantit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara: për të qeverisur përgjithmonë.

Një pyetje për psikoanalistët: a ka një njeri i tillë një pavetëdije apo është padyshim pa të? Tek ai gjithçka është aq e dukshme pa turp sa na lë të shtangur dhe të mahnitur çdo herë.

Përshtati në Shqip S