Gazetari Ian Bremmer, i cili kryeson grupin e Euroazisë së Lajmeve në CBS, ndau detaje nga sfondi i samitit të NATO-s që u mbajt javën e kaluar në kryeqytetin e Belgjikës, në Bruksel, përcjell KosovaPost.

Duke kujtuar takimin urgjent të anëtarëve të NATO-s, shkroi se Presidenti i SHBA, Donald Trump kishte kërkuar që shpenzimet e mbrojtjes të rriten deri në 2 për qind dhe kjo të arrihet deri në vitin 2024.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë fjalimit para anëtarëve të NATO-s ka kërkuar që shpenzimet e mbrojtjes të rriten deri në 2 për qind, por Gjeorgjia dhe Ukraina filluan të kundërshtojnë këtë.

Trump i kërkoi udhëheqësve të Gjeorgjisë dhe Ukrainës që të dalin nga takimi në mes të bisedimeve të tij. Natyrisht Trump tha, “Mirë, ne nuk do të merremi më kurrë me juve.”

Gazetari Bremmer vazhdoi: “Trump ishte shumë i zemëruar. Udhëheqës të tjerë nuk ishin në gjendje të angazhoheshin për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen. Shumë prej tyre duhet të pyesin parlamentin. Ky është një proces. Përveç Erdoganit i cili ndërhyri dhe e mbështeti Trump’in “Ne nuk do të dalim nga këtu pa e zgjidhur këtë punë ‘Mirë, ne do të shpenzojmë më shumë’. Ekziston një proces ligjor që nuk mund ta kalojmë, “tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Mbas takimit para gazetarëve Trump tha; Jam i zemëruar në udhëheqësit e NATO-s “Përveç Erdogan’it. Ai po bën gjërat e duhura’, pastaj ‘goditi’ Erdoganin me grushta, në shenjë respekti.”/KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re