Presidenti SHBA-ve Donald Trump, ka njoftuar daljen nga spitali pasditen e sotme. Trump me anën e një postimi në Twitter, ka bërë me dije se ndihet vërtet shumë mirë madje ndihet dhe më mirë se sa 20 vite më parë. Ai i inkurajon njerëzit mos të kenë frikë nga Covidi dhe të lejojnë që jeta e tyre të dominohet prej tij.

“Unë do të largohem nga Qendra e madhe Mjekësore Ëalter Reed sot në 6:30 pasdite. Ndiheni vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë se sa 20 vjet më parë!”, shkroi Trump në Twitter.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re