Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një plan të ri në ndihmë të ekonomisë përmes dekreteve ekzekutive, me qëllimin për të ndihmuar miliona amerikanë që humbën vendet e punës për shkak të pandemisë, pasi Kongresi nuk mund të pajtohej për të.

“Mjaft, ne do të kursejmë vendet e punës së Amerikës dhe do t’u ofrojmë ndihmë punëtorëve amerikanë,” tha miliarderi në një konferencë shtypi në vendpushimin e tij në Bedminster, Neë Jersey.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara janë drejt tejkalimit të 5 milion raste me COVID, me më shumë se 160,000 vdekje, Shtëpia e Bardhë dhe Demokratët në Kongres kanë negociuar një paketë të re të ndihmës për dy javë.

Katër dekrete ekzekutive

Por më pak se tre muaj deri në zgjedhjet presidenciale, negociatat deri më tani kanë qenë të pafrytshme.

Prandaj, Trump ka nënshkruar katër dekrete ekzekutive që parashikojnë ulje të taksave mbi të ardhurat, përfitime të zgjatura të papunësisë prej 400 dollarë në javë, mbrojtje për qiramarrësit të kërcënuar me dëbim dhe një vonesë në mbledhjen e kredive studentore.

Dekreti i parë parashikon një ndërprerje të pagesës së taksave mbi të ardhurat për amerikanët që fitojnë më pak se 100,000 dollarë në vit. “Nëse fitoj në 3 nëntor, kam në plan ta heq këtë taksë,” i premtoi Trump, i cili po humbet mbështetjen në sondazhet.

I dyti urdhëron ministritë e strehimit dhe shëndetësisë dhe CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) “të sigurojë që qiramarrësit dhe pronarët të mund të qëndrojnë në shtëpinë e tyre,” tha ai.

Dekreti i tretë shtrin përfitimet e papunësisë deri në fund të vitit, përveç asaj të siguruar nga shteti federal.

 Mbledhja e shtyrë e huave studentore

Masa skadoi në fund të korrikut, dhe megjithëse shtrirja e ndihmës që shpëtoi miliona familje nga varfërimi nuk u diskutua në Kongres, shuma e saj ishte një pengesë: republikanët propozuan uljen e saj në 200 dollarë dhe demokratët donin që ajo të qëndronte në 600 dollarë.

Trump shkurtoi dhe vendosi që do të jetë 400 dollarë në javë.

Dekreti i katërt lejon shtyrjen e mbledhjes së kredive studentore deri në fund të vitit dhe ul normën e interesit të tyre në 0 përqind.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re