Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se do të lejojë bllokimin e përkohshëm të qeverisë.

Kjo sipas tij nëse demokratët refuzojnë të mbështesin ndryshimet madhore në ligjet e imigracionit të inicuara nga administrata e tij.

”Unë jam i gatshëm që të ”mbylli” qeverinë nëse demokratët nuk na japin votat që kanë të bëjnë me Sigurinë Kufitare, e cila përfshin edhe Murin!”

”Duhet të heqim qafe Lotarinë, Kap & Liro etj, dhe më në fund të shkojmë në sistemin e Emigracionit bazuar në MERIT! Ne kemi nevojë për njerëz të mrekullueshëm që të vijnë në vendin tonë!” kishte shkruar Trump në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re