Skip to content

Trump: Koha që vendet e Lindjes së Mesme të përfshihen në NATO

20191203 191213a

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalësë fundi me tezën e zgjerimit të NATO-s në Lindjen e Mesme, pasi Shtetet e Bashkuara kërkojnë një mënyrë për të zvogëluar praninë e trupave të vendosur në të gjithë botën.

“Unë mendoj se NATO duhet të zgjerohet për të përfshirë absolutisht dhe Lindjen e Mesme”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump më herët ka propozuar një prani më të madhe të NATO-s në Lindjen e Mesme, pas sulmeve nga Irani mbi bazat ushtarake amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Reuters raporton se Trump bëri shaka duke thënë  se Aleanca duhet të quhet NATO-ME, ose NATO plus Lindja e Mesme, dhe shtoi se ia propozoi emrin Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Shtëpia e Bardhë tha se në një intervistë me Stoltenberg, Trump “theksoi rëndësinë e rritjes së rolit të NATO-s në parandalimin e konflikteve dhe paqeruajtjen në Lindjen e Mesme”.