Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë shitjen e avionëve luftarakë F-35 në Emiratet e Bashkuara Arabe

PresidentiTrump, deklaroi se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shprehur dëshirën për të blerë aeroplanët luftarakë F-35 dhe se Uashingtoni po e shqyrtuar çështjen.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump komentoi temat e tanishme dhe tha që Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend që padyshim që ka para për të paguar për avionët luftarakë amerikanë F-35.

“Eshtë një gjë e mirë sepse ju e dini që ne bëjmë marrëveshje me disa vende, dhe në fund ata nuk kanë para për të paguar për mallrat që ne u dorëzojmë atyre”, tha ai.

Duke theksuar se ai mësoi në një bisedë me pilotët amerikanë se F-35 kanë një avantazh të madh sepse janë të pakapshwm nmga radarwt, Trump shtoi se këta pilotë duken më mirë se aktori Tom Cruise i cili luajti në filma lufte dhe aksioni.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund në lidhje me dëshirën e Emiratve për të blerë aeroplanët F-35. Ne jemi duke e shqyrtuar atë çështje, pasi kanw ndihmuar në ndërtimin e paqes në Lindjen e Mesme,” tha Trump.

Duke komentuar marrëveshjen e rënë dakord së fundmi për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, Trump deklaroi se shumë vende po punojnë shpejt për të përfunduar një marrëveshje të tillë, dhe se në fund të fundit Irani do të bëjë të njëjtën gjë dhe se paqja do të vendoset në Lindjen e Mesme.

Tërheqja nga luftërat

Trump pritet të takohet me kryeministrin e Irakut Mustafa Al-Kadhimi, dhe u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se SHBA tashmë ka tërhequr shumicën e trupave nga Iraku.

“Ne po dalim nga këto luftëra të pakuptimta dhe pa mbarim. Në fakt, ne kurrë nuk duhet të kishim hyrë në to. Unë mendoj se dërgimi i një ushtrie në ato rajone ishte gabimi më i madh historik i Shteteve të Bashkuara. Ne nuk duhet të ishim fare në Lindjen e Mesme”.

Duke vënë në dukje se SHBA. gjithashtu ka tërhequr trupat nga rajone të krizave si Siria dhe Afganistani, Trump tha se ka pasur shumë komente pas vendimit për tërheqjen e ushtrisë amerikane nga zona kufitare siriano-turke.

“Të gjithë thanë se ishte e tmerrshme, por Turqia me siguri mund të përfundojë punën e saj më vete. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan”, tha Trump.

Ai gjithashtu tha se të gjithë po njoftonin katastrofën pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga Siria, por që katastrofa padyshim që nuk ndodhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re