Skip to content

Trump, kongresmeneve me ngjyrë: largohuni nga këtu!

Untitled 2 kongresmene

Presidenti amerikan Donald Trump po akuzohet për racizëm pasi ka postuar disa deklarata sulmuese ndaj grave kongresiste me ngjyrë, të cilat po konsiderohen gjerësisht si deklarata raciste.

Ai tha se 4 gra demokrate “kanë ardhur nga vendet, qeveritë e të cilave janë katastrofë”, e kjo para se t’u kërkojë atyre që të “kthehen mbrapsht”. Deklarata iu drejtua në një grupi prej katër kongresmenesh gra, tre prej të cilave u lindën dhe u rritën në SHBA, ndërsa e katërta u zhvendos në SHBA qysh fëmijë.

Përfaqësuesit e Partisë Republikane qëndruan të qetë në mes të valës së kritikave.

Gratë – Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib dhe Ayanna Pressley, dhe Ilhan Omar, e kanë quajtur presidentin racist.

Zonja Ocasio-Cortez lindi në Bronx në Nju Jork dhe u rrit shumë pranë z. Trump.