Presidenti Donald Trump ka thënë se njerëzit të cilët ilegalisht hyjnë në Shtetet e Bashkuara duhet menjëherë të kthehen andej nga erdhën, pa gjyq, duke i krahasuar ata me “pushtues”.

“Ne nuk mund të lejojmë të gjithë këta njerëz për të pushtuar vendin tonë. Pa gjyq, ne duhet t’i kthejmë nga erdhën”, shkroi Trump në profilin e tij në Tëitter.

Njoftimi i Trump nuk ka bërë asnjë dallim mes emigrantëve të paligjshëm dhe atyre që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Kritikët argumentojnë se propozimi Trump ka shkelur parimin e procedurave ligjore të Kushtetutës amerikane.

“Presidenti ka propozuar një zgjidhje të dhunshme ndaj të drejtës për azil”, u reagua nga Shoqata për Mbrojtjen Ligjore të NAACP, organizata amerikane për të drejtat e njeriut e dalë nga lufta për të drejtat e zezakëve.

Sipas ligjit amerikan, një emigrant nuk mund të dëbohet pa gjyq nëse ai është arrestuar 160 kilometra brenda territorit të SHBA-së dhe nëse brenda 14 ditëve kërkojnë azil, duhet të ketë të drejtën për t’u dëgjuar.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re