Vendoset më në fund: Presidenti Trump do të takohet Kim Jong-un më 12 qershor në Singapor.

“Takimi i parashikuar mes meje dhe Kim Jong do të mbahet në Singapor më 12 qershor, ku të dy do të përpiqemi të dhurojmë një moment shumë të veçantë për paqen në botë”, ka njoftuar vetë Trump në Twetter.

Kishte ditë që spekullohej, jo për datën por vendin e takimit, ku Singapori ishte më i përfoluri.

Ky takim pritet të jetë historik pasi vjen nga një tension mes dy vendeve.

Zbutja e Phenianit komunist erdhi pas një kulmi të propotencës dhe kërcënimit bërthamor, fillimisht duke treguar luajalitet ndaj Koresë së Jugut, deri në takimin po ashtu histori mes dy lidërve respektivë, afro 10 ditë më parë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re