Donald Trump është larguar nga salla e gjyqit në Manhatan të Nju Jorkut. Ai nuk bëri asnjë koment dhe injoroi pyetjet e gazetarëve. BBC raporton se ai qëndroi në sallën e gjyqit për rreth 57 minuta.

Aty iu lexuan 34 akuza penale. Për të gjitha ai e deklaroi veten si “të pafajshëm” dhe nuk pranoi asgjë. Do të duhet të presim që ai të kthehet në shtëpinë e tij në Florida, ku ka njoftuar se do të flasë për mediat më vonë.

Mediat raportojnë se pas arrestimit ai është liruar “me kusht” nga gjykata. Trump është kandidat edhe për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re