Ish-presidenti Donald Trump ka thyer heshtjen sa i përket situatës në lindje të Evropës duke vlerësuar lëvizjet e Putinit si një gjeni. Ai këmbënguli ndër të tjera se ngjarjet e fundit nuk do të kishin ndodhur nëse ai do të ishte në krye të SHBA-ve.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka shokuar me deklaratën e tij dhënën për mediet amerikane.
Donald Trump ka lavdëruar Vladimir Putinin për strategjinë që ai ka ndjekur në Ukrainën lindore, duke shtuar se ai ia punoi Bidenit duke njohur dy republikat e kontrolluara nga separatistët Donjeck dhe Luhansk si shtete sovrane.

Trump i tha një radioje amerikane se “sapo pashë lajmet në televizor thashë ky është një gjeni, duke iu referuar lëvizjeve të fundit të presidentit rus.”

Ish-presidenti i SHBA-ve argumentoi se nëse ai do të ishte në detyrë, ngjarjet në Ukrainë nuk do të kishin ndodhur kurrë.
Ai sulmoi sërish pasardhësin e tij, Joe Biden duke e quajtur të paaftë.

Konservatori vijoi të vlerësojë idenë e Putinit për çuar mision paqeruajtës nga Moska në rajonin e Donbasit si të mençur dhe shtoi se një gjë të tillë do të bënte edhe në jug të Shteteve të Bashkuara.
Për Trump prania e tankeve ruse në rajonet e kontrolluara nga rebelët është vendosje totale e paqes, duke nënkuptuar se përshkallëzimet kanë përfunduar dhe se nuk do të ketë pushtim tjetër, ndryshe siç mendojnë vendet perëndimore.

Lidhur me presidentin aktual të Ukrainës Volodimir Zelenski, Trump tha se ai nuk duhet të jetë në krye të vendit pasi ai nuk e di se çfarë është duke bërë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re