Presidenti Trump duhet të diskutojë planet për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë e Madhe, që që do të hyjë në fuqi pas daljes së ishullorëve nga BE. Kjo ka qenë në thelb të një takimi në Londër mes tij dhe kryeministres së dorëhequr ende në detyrë, Theresa May.

Për May-n, e cila do të mbajë një forum biznesi me Trump, pritet që ajo shpallë se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do mund të “bëjnë partneritetin e tyre të madh … edhe më të madh”, sipas fjalës së saj.

Kjo mund të arrihet përmes “marrëveshjes dypalëshe të tregtisë së lirë, nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik dhe punës së përbashkët për të formuar dhe ndikuar në ekonominë botërore, rregullat dhe institucionet e saj”, sipas asaj çfarë ka deklaruar May.

Ndërsa Trump, që në ditën e parë të vizitës së tij shtetërore në Britani shkroi në Tëitter: “Marrëveshja e Madhe e tregtisë është e mundur kur Mbretëria e Bashkuar të zgjidhet nga prangat (e BE-së) “, duke shtuar se të dy palët “tashmë po negociojnë “.

Shtëpia e Bardhë theksoi se Trump mbështet realizimin e Brexit “në një mënyrë që nuk do të ndikojë në ekonominë botërore dhe stabilitetin financiar, duke siguruar pavarësinë për Mbretërinë e Bashkuar”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re